Lajme

KEDS mohon se ka paralajmëruar rritje të çmimit të rrymës

KEDS

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka demantuar lajmin se do të ketë rritje të çmimeve të energjisë elektrike, njofton Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, Buzhala tha se deklarata e tij është keqinterpretuar nga disa media.

Zëdhënësi i KEDS-it

Ai thotë se ka deklaruar që për çmimet e energjisë elektrike nuk mund të spekulojnë për shkak se varet nga shumë faktorë.

Lexo edhe:
KEDS paralajmëron rritje të faturave të rrymës

“Sot jam keqinterpretuar nga KTV dhe kompania Koha. Për çmimet e energjisë elektrike kam thënë që nuk mund të spekulojmë se cka do të ndodhë pasi varet nga shumë faktorë, për të cilën do të vendosin akterët energjetik. As une, as KEDS në asnjë rrethanë nuk kemi paralajmëru rritje të çmimit. Ju lutem merreni këtë si deklaratë zyrtare”, shkroi ai./SHQIP.com