Sport Ndërkombëtar

Keane tregon situatën e Ronaldos

Cristiano Ronaldo nuk duket të jetë i kënaqur te Manchester United dhe kështu ishte edhe të dielën, kur nuk luajti fare në derbin me Manchester Cityn, të cilin “Djajtë e Kuq” e humbën me shifrat 3:6.

Lidhur me situatën e yllit portugez është deklaruar edhe legjenda e Unitedit, Roy Keane.

“Te Manchester United nuk e respektojnë Ronaldon dhe duhej ta kishin lënë të largohej këtë verë. Është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohëve dhe për këtë flasin rekordet e tij. Ronaldo kishte opsione për t’u larguar dhe duhej ta linin të lirë. Nëse nga java në javë e lënë në bankinë, nuk është mirë për të dhe në fakt është qesharake të shihet në bankinë një futbollist si ai”, ka thënë Keane.