Ekonomi

KE shpërndan fondet për Ballkanin Perëndimor

Komisioni Europian ka njoftuar plotësimin me 90% të granteve ndihmë për rritjen e kostove të energjisë në Ballkanin Perëndimor.

Ky transferim i fondeve në masën 450 milionë për gjithë rajonin, pjesa e parë e Paketës për Mbështetjen e Energjisë, u hartua bazuar në planet specifike të veprimit të partnerëve të Ballkanit Perëndimor, njofton Komisioni Europian.

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi deklaroi me këtë rast se Ballkani Perëndimor pret me padurim zbatimin e planeve kombëtare të veprimit energjetik të Ballkanit Perëndimor për të disbursuar pjesën tjetër të fondeve të alokuara.

Masat, siç përshkruhen në planet kombëtare të veprimit nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor, përfshijnë, së bashku me fusha të tjera subvencionimiin e çmimeve të energjisë për familjet dhe SME-të, ndihma financiare për personat vulnerabël dhe po diversifikon burimet e energjisë përmes investimeve të reja të erës dhe diellit.

Pjesa e dytë e paketës, e përbërë nga 500 milionë euro të mbetura në grante, ofrohet për të avancuar tranzicionin energjetik, efiçencën dhe pavarësinë e Ballkanit Perëndimor në periudhën afatshkurtër e afatmesme për projektet e energjisë së rinovueshme, gazit dhe energjisë elektrike, ndërlidhësve, përmirësimit të ngrohjes qendrore dhe rinovimit të infrastrukturës së vjetër (p.sh., blloqeve të vjetra të banesave, spitaleve dhe ndërtesave publike).

Me adresimin e këtyre nevojave, Paketa e konsiderueshme e Mbështetjes Energjetike prej 1 miliardë eurosh do të ndihmojë partnerët e Ballkanit Perëndimor në rajon që të fillojnë të ulin varësinë e tyre nga Rusia.

“Lëndët djegëse fosile, përshpejtojnë dekarbonizimin dhe përmirësojnë sigurinë energjetike të rajonit”, shprehet Komisioni Europian.

/Shqip.com