KB Rahoveci e regjistron fitoren e parë në Ligën Unike

Pritjes së Rahovecit i erdhi fundi sonte.
“Vreshtarët” kanë mposhtur Vllzaninë, me rezultat 84-93 për të shijuar fitoren e parë në Ligën Unike – për këtë sezonë.
Ani pse ishin në disavantazh, skuadra nga Kosova arriti që në fund të arkëonte pikët e plota.
Madje, Vllaznia ishte aq kërkuese në fillim sa që për një moment në çerekun e dytë – semafori tregonte 41-29.
Por, diferencën në këtë takim e bënë në çerekun e tretë dhe të katërt dhe arktuan pikët e plota.

Basketbollisti më i dalluar te skuadra fituse ishte Milik Yarbrough me 20 pikë e 12 kërcime.
Kurse, te Vllaznia ndeshje të mirë zhvilloi Matthe Butler, i cili realizoi 19-të pikë, dhe ndihmoi me gjashtë kërcime.
Pas pesë xhirove të zhvilluara, të dyja skuadrat kanë arktuar nga një fitore, ndërsa janë mposhtur nga katër herë. /Shqip.com