Rozë

Katërqind mijë të pranishëm në Tiranë, Rita Ora: Më duhet të them se ishte koncerti më i mirë ndonjëherë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora mbrëmjen e djeshme ka mbajtur koncertin e paralajmëruar në Tiranë.

Koncerti filloi nga ora 20:00 në sheshin “Skënderbej”, ku përveç Ritës kënduan edhe disa artiste tjera shqiptare Ronela Hajati, Luana Vjollca, Semi Jaupaj etj.

Nëpërmjet disa ‘InstaStory’ në rrjetin social Instragam, Ora ka bërë të ditur se të pranishëm ishin rreth katërqind mijë njerëz, ndaj të cilëve ajo u shpreh tejet mirënjohëse.

“Unë do të kthehem këtu shumë shpejt. Faleminderit të gjithëve që keni ardhur. Ju dua shumë dhe do të ju shoh kur të rikthehem përsëri. Mirupafshim”, ka thënë ajo.

Ndërsa, në një video tjetër 15 sekondëshe, ajo ka cilësuar këtë koncertin si më të mirin ndonjëherë.

“Më duhet të them se ishte koncerti më i mirë ndonjëherë. Unë u argëtova aq shumë. Faleminderit të gjithë atyre që kanë ardhur dhe më kanë parë sonte”, thotë Ora.

Në një konferencë për media pak ditë më parë ajo zbuloi se është drejt finalizmit të albumit që do ta lansoj në vitin 2023 si dhe pritet ta shohim edhe si aktore në një film./Shqip.com