Lajme

Katër të vdekur dhe 770 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Qendra COVID në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë humbur jetën katër qytetarë si pasojë e infektimit me COVID-19, ndërkaq kanë rezultuar pozitivë 770 të tjerë.

Në këtë periudhë janë kryer 3,393 testime.

Në të gjithë vendin, aktivë me këtë virus janë 8,157 pacientë.

19 të prekur me COVID janë në gjendje të rëndë, ndërsa të shtruar në spitale janë 182 të infektuar.

Ilustrim

Janë shëruar 621 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178 mijë e 998 që nga fillimi i epidemisë./Shqip.com