Katër skuadra të Superligës të licencuara për gara evropiane

Katër skuadra të Superligës janë licencuar për garat evropiane në stinorin e ardhshëm.
KF Ballkani, FC Drita, SC Gjilani dhe KF Llapi janë skuadrat që mund të marrin pjesën në kampionatet evropiane.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, përmes një njoftimi zyrtar.
“Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht, Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së pas shqyrtimit të dokumentacionit të klubeve aplikuese për licencim, në bazë të kritereve të plotësuara ka marrë vendim për licencimin e këtyre klubeve të Superligës së meshkujve, për garat e UEFA-s për edicionin 2022/23: KF Ballkani, FC Drita, SC Gjilani dhe KF Llapi”, thuhet në njoftim.
Për shkak të mospërmbushjes së të gjitha kritereve të kërkuara nga Superliga e meshkujve nuk janë licencuar FC Prishtina, KF Dukagjini, FC Malisheva dhe KF Drenica.
Ndërkaq nga Liga e Parë e femrave për licencë kanë aplikuar KFF Ep-Com dhe KFF Mitrovica.
KFF Mitrovica është licensuar, kurse aplikimi i KFF Ep- Com është refuzuar nga Komisioni i Shkallës së Parë./Shqip.com