Lajme

Katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar vetëm katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shendetit Publik të Kosovës, gjatë këtij 24-orëshi janë shëruar katër persona të tjerë.

Megjithatë numri i rasteve aktive në Kosovë është 67.

Vaksina anti-COVID-19

Kurse, vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar. Vetëm gjatë ditës së fundit janë dhënë 37 doza të vaksinës kundër COVID-19.

MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë rekomanduar qytetarët që të vazhdojnë vaksinimin si dhe t’iu përmbahen masave preventive në mënyrë që të luftohet COVID-19./Shqip.com