Lajme

Katër alpinistë serb rrëshqasin gjatë kalimit nga Valbona në Theth, njëri dërgohet në spital

Katër alpinistë serb kanë rrëshqitur gjatë kalimit në Valbona në Theth të Shqipërisë.

Njëri prej alpinistëve ka marrë lëndime më serioze ku është transportuar me helikopter në spital.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook.

“Efektivët e Forcës Ajrore, me dy helikopterët AB 206 dhe EC 135 kanë transportuar me sukses 4 alpinistët serb të cilët gjatë kalimit nga Valbona në Theth kanë rrëshqitur, duke marrë lëndime në trup. Një prej të plagosurve është transportuar drejt SQUT”, shkroi Peleshi.

Për të plagosurin i cili është transportuar në spital, Peleshi thotë se tani është nën kujdesin e mjekësve.

/Shqip.com