Katari 2022 – Botërori i parë pa Kupën e Konfederatave

Kompeticioni i organizuar nga FIFA i ka mbetur vetëm historisë.
Kupa e Konfederatava është garë që mbahej 12-të muaj para fazës finale të Botërorit, por tashmë ajo i mbetet historisë.
Vendimi erdhi në vitin 2019, duke u bërë me dije federatave kontinentale të botës si AFC, CAF, CONCACAF, CONMEBOL, OFC dhe UEFA, nuk do të dërgojnë kombëtaret e tyre për të ‘prekur arin’ e kësaj kupe.

Qëllimi i kompeticionit erdhi si ide e një formati që do t’u lejonte lojtarëve dhe fansave që të kishin një ‘shije’ nga ajo se çfarë do t’i priste pas një viti.
Hera e fundit që kjo garë u mbajt për herë të fundit ishte në vitin 2017, përpara Kupës së Botës “Rusia 2018”.
Por, pak muaj përpara fillimit të “Katari 2022”, ky kompeticion nuk është më në kalendarin e FIFA-s.
Qeveria botërore e futbollit, mori vendimin për të hequr Kupën e Konfederatave pasi po projektohet zgjerimi i Kupës së Botës për Klube.

Megjithëse formati i ri duhej të anulohej në vitin 2021, për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit dhe nevojës për të riprogramuar “Euro 2020” dhe “Copa America”.
Formati i Kupës së Konfederatave filloi në Arabinë Saudite si Kupa e Mbretit Fahd, fillimisht u prezantua midis viteve 1992 dhe 2001, si garë që do organizohej çdo dy vite.

Më pas, ajo u transferua nën ombrellën e organizatorëve të Kupës së Botës, duke u bërë ngjarje qqë zhvillohet çdo katër vite.
Momentalisht, FIFA nuk e ka në “tryezat” e saj idenë e rikthimit të këtij kompeticioni, por nuk hidhet poshtë që diçka e tillë të shqyrtohet vitin e ardhshëm, duke mos përjashtuar një kompeticion të gjashëm. /Shqip.com