Katar 2022, lajme të reja rreth alkoolit dhe homoseksualët

Rreth një muaj para fillimit të Kupës së Botës, Nasser Al Khater, drejtor menaxhues i Komitetit Organizativ, në një intervistë për ‘Sky News’, ka bërë një bilanc të situatës.
“Kemi plane për të ngritur zona ku tifozët që kanë pirë shumë mund të qetësohen. Është thjesht një vend për t’u siguruar që ata të qëndrojnë të sigurt dhe të mos jenë të dëmshëm për të tjerët”, ka thënë Al Khater.
Më pas ai trajtoi disa çështje që janë diskutuar muajt e fundit, si kushtet e punëtorëve apo siguria e tifozëve LGBTQ +, të cilët do të vendosin të ndjekin turneun në një vend ku homoseksualiteti është i paligjshëm.
Ai vetë, në dhjetorin e kaluar kishte ftuar homoseksualët të vijnë në Katar, por duke shmangur shfaqjet e dashurisë. “Gjithçka që kërkojmë është që njerëzit të respektojnë kulturën tonë. Kushdo që nuk dëmton njerëzit e tjerë apo pronën publike është i mirëpritur dhe nuk duhet të ketë asgjë për t’u shqetësuar”, ka shtuar drejtori menaxhues.
Sa u përket kushteve të punëtorëve të përfshirë në organizimin e Kupës së Botës, sipas Al Khater “shumë njerëz flasin për këtë problem pa qenë ekspertë në këtë sektor”.
/Shqip.com