Lajme

Karoline Edtstadler: Është koha që përfundimisht t’i liberalizohen vizat Kosovës”, thotë ministrja austriake e BE-së

Ministrja për BE-në dhe Kushtetutën në kancelarinë austriake, Karoline Edstadler ka kërkuar liberalizmin e vizave për Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur Karoline gjatë një takimi me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Në këtë takimi me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla është biseduar edhe për  çështjen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

“Shkëmbim i mirë me zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Dialogu Beograd-Prishtinë është vendimtar jo vetëm për stabilitetin e rajonit, por edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor” ka shkruar Karoline

Po ashtu Karoline shpreson për përparim të shpejtë në çështjet me rëndësi praktike për qytetarët në të dy shtetet, në mënyrë që të ndërtohet besimi reciprok./Shqip.com