Sport Ndërkombëtar

Karim Adeyemi – synimi i gjigandëve evropian

Karim Adeymi

“Peshqit e mëdhenjë” janë vërsulur drejtë tij.

Karim Adeymi është futbollsti i cili po mahnitë në Bundesligën austriake.

Ani pse vetëm 19-të vjeçar, ai po mahnitë botën e futbollit.

Sulmuesi austriak, është autor 14-të golave – në këtë kampionat të futbollit elitar në Austri.

Teksa, ka kontribuar edhe me dy asistime. Shifra astronomike për vetëm 17-të ndeshje të zhvilluara.

I jashtëzakonshëm ishte edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve – ndoshta arsyeja kryesore pse kjo skuadër u kualfikua tutje.

Barcelona and Real Madrid to fight for Salzburg striker Adeyemi
Kaim Adeyemi

Në tetë takime të zhvilluara në Champions, Adeyemi e gjeti rrugën për te goli katër herë dhe dhuroi dy asistime.

Liverpooli mbetet sfida e radhës.

Shpejtësia, driblimet dhe “ftohtësia” që ka para portës kundërshtare, ka rënë në sy të gjigjandëve evropian, të cilët dëshirojnë t’i sigurojnë shërbimet e tij me çdo kusht.

Sipas Frbrizio Romanos, Barcelona, Interi, Liveropooli dhe Borusia Dortumd i janë “vënë pas”.

“Karim Adeyemi është afruar nga Barcelona, Inter, Liverpool. Prioriteti i tij është ende i njëjtë: Borussia Dortmund për verën e 2022. Marrëveshja për kushtet personale është në fazën përfundimtare prej javësh.

BVB janë në bisedime me RB Salzburg për tarifën përfundimtare – nuk është bërë ende”, ka shkruar Romano në rrjetet sociale.

Ai ka kontratë  valide me Salzburgun deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket” është 20 milionë euro. /Shqip.com