Karen Donfried të premten viziton Tiranën, kjo është agjenda

Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euro aziatike, Karen Donfried këtë të premte pritet ta vizitojë Tiranën.
Në këtë vizitë, Donfried pritet që të zhvillojë takime me përfaquesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkelejd Alibeajn dhe Gazmend Bardhin.
Ky takim pritet të zhvillohet në ora 10:45 në kryesinë e Kuvendit.
Takimi i Donfried në Tiranë, vjen një ditë para Kuvendit të Komisionit të Rithemelimit.
Donfried dje gjatë ditës ka qëndruar në Kosovë ku është takuar me krerët e shtetit, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.
Ajo sot pritet të vizitojë Serbinë, ku me këtë rast pritet që të nxisë lidershipin vendas të avancojë me reformat për integrimin e tij europian, të ndikojë për rritjen e stabilitetit dhe prosperitetit rajonal si dhe do të diskutojë zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe të sigurisë dhe ato ekonomike./Shqip.com