Kapiteni po largohet

Kapiteni po largohet nga “shtëpia”.
Visar Berisha dhe Ballkani do t’i ndajë rrugët në afatin kalimtar të janarit.
Këtë lajm e ka konfirmuar vet futbollisti – përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai ishte pjesë e “xhebrailave” në dy periudhuat e klubit, pra në kohën kur “luftonin” për mbijetesë dhe kur ishin vetëm dy ndeshje që të shpalleshin kampionë.
Berisha ka shkruar ndër të tjera se “që nga muaji janar jam futbollist i lirë dhe i hapur për të gjithë për bisedime”.
Qendërmbrojtësi ka kohë që nuk ka pasur mintazh të rregullt për shkak të konkurencës së fortë në repartin defanziv.
Po ashtu, së fundmi suharekasit e transferuan Lumbardh Dellovën, i cili pritet të jetë lideri i ri mbrojtjes.
Ballkani i ka ndarë rrugët edhe me trajnerin Bekim Isufi dhe aktualisht ende nuk e kanë gjetur ende zëvendësuesin e tij.
Kjo skuadër gjendet në vendin e tretë në Superligë, me 33 pikë të grumbulluara, dy pikë më pak se lideri, Gjilani. /Shqip.com