Kapiteni nuk e ka ndërmend të largohet

Është lider në qendër të mbrojtjes – tash e sa vite.
Në “Parkun e Princave” brohoritet thuajse në çdo ndeshje.
Maruquinhos nuk e ka ndërmend të largohet nga PSG-ja.
Qendërmbrojtësi brazilian – në një prononcim për mediumin francez, “Teleefoot” ka thënë se është shumë i lumtur dhe dëshiron që ta vazhdojë kontratën.
“Shpresoj të zgjas kontratën time. Jam i lumtur këtu dhe dua të qëndroj. Historia ime me Paris Saint-Germain nuk ka përfunduar. Unë me të vërtetë shpresoj se do të jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh ai.
27 vjeçari është i pazëvndësueshëm në pozitën e tij – dhe së bashku me Kimpemben tashmë kanë formuar një tandem solid.
U mendua se ardhja e Sergio Ramos do të sillte ndryshime në këtë pozitë – por lëndimet e shumta të spanjollit kanë bërë që gjithçka të mbetet e njëjtë.
Sipas Transfermarket, vlera e Marquinhos konsiderohet të jetë 75 milionë euro.

Ai i ishte bashkuar parisienëve në vitin 2013, teksa në të kaluarën kishte qenë pjesë e Romës.
Tash e sa vite është pjesë e pandashme edhe e kombëtares së Brazilit – me të cilën synon të dalë fitues në Botërorin e Katarit. /Shqip.com