Kapet peshku i rrëzikshëm në ujërat rreth Karaburunit

Në ujërat rreth Karaburunit përkatësisht në Vlorë është kapur një peshk i cili cilësohet helmues dhe i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.
Siç ka njoftuar TCh, është hera e dytë që në këto ujëra kapet një peshk i tillë.
Personat që bien në kontakt me këtë peshk, duhet të kenë kujdes të shtuar.
Peshkatari Sherif Dyrmishi thotë se peshku u kap në thellësi deri 40 metra në brendësi të gjirit të Vlorës pranë Karaburunit.

“Helmi i tij është i rrezikshëm dhe ky peshk nuk duhet të konsumohet”, tha ai.
Peshku tropikal tipik i brezit koralor të Detit të Kuq alarmon edhe vendet e tjera rreth bazenit mesdhetar.
Peshqit invazivë shqetësojnë shkencëtarët sepse dëshmojnë ngrohjen e detit por dhe mund të dëmtojnë ekosistemin në detin e huaj ku shumohen me shpejtësi.
/Shqip.com