Kapet mbi 1 ton fruta të thata të kontrabanduara

Mbi 1 ton fruta të thata të kontrabanduara janë kapur në një automjet të dyshimtë që po udhëtonte nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës, përcjell Shqip.com.
Përmes njoftimit, Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se është ndaluar malli në sasi prej një mijë e 19 kilogramë lajthi, arra, badem, fistek, arra indiane etj., në vlerë prej shtatë mijë euro.

“Njesitet Antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimt i cili udhëtonte nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës.
Me ketë rast ështe ndaluar malli në sasi prej 1019 Kg Fruta të thata (Lajthi, Arra, Badem, Fistek, Arrra Indiane etj) me vlerë të përafërt rreth 7,000.00 Euro”, njofton tutje Dogana.
Sipas njoftimit, automjeti po transportonte mallëra të kontrabanduar nga Maqedonia Veriore, kurse mallërat janë konfiskuar dhe është inicuar procedura./SHQIP.com