Rozë Ndërkombëtar

Kanye West bën veprimin e papritur ndaj partnerit të Kim Kardashian

Kim Kardashian, Kayne West dhe Pete Davidson

Kayne West është duke i vazhduar përpjekjet për të rikthyer Kim Kardashian.

Ai ka bërë një veprim që i ka surprizuar të gjithë.

Që kur u konfirmua se ish gruaja e tij kishte nisur një lidhje me Pete Davidson, reperi ka shënjestruar komedianin.

Përveçse e përmendi në një këngë të tij, reperi u përpoq të përhapte thashetheme kundër tij. Mirëpo, së fundmi ai ka vendosur ta ndjekë në Instagram, pasi ky i fundit nuk kishte llogari para të mërkurës.

Nuk dihet se çfarë fshihet pas këtij veprimi të tij, nëse bëhet fjalë për një paqe mes tyre. Davidson hyri në një lidhje romantike me ish-bashkëshorten e West në nëntor, pasi dyshja u takuan në Saturday Night Live në tetor 2021.

Ndryshe ai Kimit i ka dërguar edhe një furgon me trëndafila.

Mirëpo për gjithë këtë situatë nuk ka ndonjë reagim nga ajo./SHQIP.com