Kane nuk është në shitje

Antonio Conte është i qartë: Harry Kane nuk është në shitje.
Strategu italian po e ndërton një skuadër konkuruese për Ligën e Kampionëve – dhe Kane është lider në planet e tij.
Këtë e ka konfirmuar edhe Fabrizio Romano.
“Nuk ka diskutime, negociata apo biseda për Harry Kane. Tottenham gjithmonë e ka konsideruar atë të paprekshëm dhe nuk ka asgjë konkrete që po ndodh me Bayernin.
Lewy, Paratici dhe Conte nuk kanë menduar kurrë të shesin Kane këtë verë – Spurs duan të diskutojnë një marrëveshje të re së shpejti”, ka shkruar Romano.

Sulmuesi anglez pati një formë fenomnale në sezonën e fundit të Premierligës, pasi shënoi 17-të gola dhe asistoi nëntë herë.
Ai ka kontratë me Spurs deri në vitin 2024, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 90 milionë euro./Shqip.com