Kane – në radarin e Bayern Munchen

Bayern Munchen është në kërkim të një qendërsulmuesi të ri – pas largimit të Robert Lewandowskit.
Ani pse në merkaton e verës nuk bënë ndonjë lëvizje në këtë drejtim – ndryshe do të jetë në vitin 2023.
Sipas Fabrizio Romanos – bavarezët e vlerësojnë lartë Harry Kane, i cili ka vite që shkëlqen në Premierligë.
Por, Romano po ashtu raporton se bisedimet nuk kanë filluar ende dhe Spurs
Shifrat e kapitenit të Anglisë janë të frikshme.
Ai është golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e elitës së futbollit anglez – me gjithsej 188 gola.
Më shumë gola se Kane – kanë vetëm Wayne Rooey dhe Alan Sherer.
29 vjeçari është futbollisti kryesor i Spurs – dhe në këtë sezon ka shënuar pesë herë – në gjashtë ndeshje të zhvilluara.
Në “Transfermarkt” vlerësohet 81 milionë euro, ndërsa kontratë më ekipin londinez ka deri në vitin 2024./Shqip.com