Lajme Botë

Kancelari gjerman: Vendeve të Ballkanit që kanë interes t’i bashkohen BE-së, t’iu jepet përgjigje

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se është koha që vendeve të Ballkanit Perëndimor, që kanë interes t’iu bashkohen BE-së ta kenë një përgjigje.

Scholz, gjatë një intervistë për televizionin publik gjerman ZDF, tha se BE-ja iu takon vendeve demokratike që kanë parim tregun e lirë.

“Bashkimi Evropian është një bashkësi që ju takon vendeve demokratike, që kanë si parim tregun e lirë dhe një sistem të qëndrueshëm të rregullave. Është koha që vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë interes për t’ju bashkuar BE-së të t’u japim përgjigje për perspektivën për të cilën bisedohet për një kohë të gjatë”.

Lufta në Ukrainë tha kancelari duhet të ndalet dhe të shmangen vdekjet e miliona njerëzve të pafajshëm.

“Tani çështja kryesore është që të mos lejojmë që lufta në Ukrainë të eskalojë edhe më tutje, që të shmangim vdekjen e miliona njerëzve të pafajshëm. Gjithashtu edhe që për Ukrainën të krijohet një perspektivë e mirë e zhvillimit në mënyrë që ky vend të mos shkatërrohet plotësisht”, tha ai.

Gjermania ka qenë ndër vendet e para që ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke ndërprerë projektin gazit natyror “Notre Dame”, që detyroi kompaninë ta shpallte falimentimin.