Lajme

Kancelari austriak: Ballkani Perëndimor s’është vetëm oborri pas shtëpisë, por brendësia e Evropës

Kancelari austriak, Alexander Schallenberg, thotë se Ballkani Perëndimor nuk është vetëm oborri pas shtëpisë, por brendësia e Evropës dhe me këtë rast shton se nuk ka alternativë për anëtarësimin e tij në Bashkimin Evropian, transmeton Shqip.com.

Kështu është shprehur ai në një deklaratë për medien serbe ‘Tanjug’, ku edhe komentoi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Schallenberg thotë se “përshkallëzimi i mëtejshëm duhet të parandalohet”.

Kancelari austriak, Alexander Schallenberg

Kancelari austriak më tej theksoi se Ballkani Perëndimor është një rajon në afërsi të Austrisë, i cili është i lidhur ngushtë me këtë rajon ekonomikisht, politikisht dhe në aspektin kulturor prandaj mesazhi i tij për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor është i qartë – e ardhmja e tyre është në BE.

“Ballkani Perëndimor nuk është vetëm oborri pas shtëpisë, por brendësia e Evropës. Nuk ka rajon që është më evropian dhe është i rrethuar nga BE. Çdo gjë që ndodh në Ballkanin Perëndimor ka pasoja të menjëhershme për ne”, tha Schalenberg. /Shqip.com