Kampioni shqiptar heq të gjitha dilemat

Peshëngritësi Briken Calja ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në prill duke përgënjeshtruar lajmet që qarkullojnë në rrjet.
Përmes një postimi në Facebbok ai shkruan se stërvitja po shkon shumë mirë dhe pretendon të marrë medalje. Përsa i përket Kampionatit Kombëtar ai ka zbuluar se nuk ka marrë pjesë për arsye shëndetësore.
Postimi i plotë

SQARIM I NEVOJSHËM PËR OPINIONIN PUBLIK
Me anë të këtij postimi doja t’u jepja fund spekulimeve dhe të sqaroja opinionin publik në lidhje me mospjesëmarrjen time ne Kampionatin Kombëtar të zhvilluar disa ditë më parë dhe në lidhje me pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Armeni në muajin e ardhshëm.
Doja të theksoja që mospjesëmarrja ime disa ditë më parë lidhet me një situatë shëndetësore jo favorizuese me të cilën u përballa nga e cila u shkaktua dhe kjo mungesë.
Në lidhje me Kampionatin Evropian të prillit doja të theksoja se jam në një formë shumë të mirë, stërvitja po shkon shkëlqyeshëm dhe të gjitha vështirësitë shëndetësore janë superuar. Do të shkojmë si përherë me kokën lart për të zhvilluar një kampionat spektakolar nga ku kam pritshmëri të larta për medalje.
Doja të falënderoja për mbështetjen familjen time, trajnerët e mi Geraldin dhe Vaninin dhe Klubi Shumësportësh Tirana.
Shihemi në garën e radhës.
Brikeni
/Shqip.com