Sport Ndërkombëtar

Kampioni i shumëfishtë evropian në garë për Granit Xhakën

Kohët e fundit është folur shumë për mundësinë që Granit Xhaka të transferohet te skuadra gjermane, Bayer Leverkusen.

Mirëpo, një lajm bombastik vjen nga Italia, sipas së cilit  Xhaka karrierën mund ta vazhdojë në Serie A, konkretisht te gjiganti Milan.

Mesfushori i Arsenalit do të largohet nga “Emirates” pas përfundimit të sezonit, pas dështimit për ta fituar Premier League.

Xhaka ka shkëlqyer me “Topçinjtë” këtë sezon duke realizuar 7 gola dhe 7 asistime në 45 ndeshje të luajtura.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Xhaka karrierën do ta vazhdojë në Serie A, pasi që Milan është përfshirë në garë për 30-vjeçarin.

Sipas Calcio Mercato, Milan synon transferimin e Xhakës në afatin kalimtar të verës dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Xhaka ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024 dhe për kartonin e tij Milan do të paguajë 15 milionë euro.

/Shqip.com