Kampionët e pësojnë humbjen e radhës në shtëpi

Stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është më i “frikshëm” për kundërshtarët e Prishtinës.
Skuadra nga kryeqyteti ka pësuar humbje 0-1 ndaj Dritës, në kryendeshjen e javës së 17-të në Superligën e Kosovës.
Në këtë takim – të dyja skuadrat patën raste të mira shënimi, por pikët e plota u arkëtuan nga mysafirët.
Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Marko Simonovski, në minutën e 36-të.
Rast të mirë për ta dyfishuar epërsinë pati Hamdi Namani – katër minuta më pas, por u tregua i pasaktë ballë – për ballë me Halimin.
Në anën tjetër, për skuadrën nga kryeqyteti një shanc të artë e lëshoi, Otto John.
Me këtë fitore, Drita mbetet në vendin e tretë në tabelë, me 31 pikë të grumbulluara, pas 17-të ndeshjeve të zhvilluara.
Dy pikë më pak se Ballkani që është lider.
Kurse, “plisat” janë në vendin e pestë, me 24 pikë dhe kjo ishte hera e pestë që mposhten në këtë kampionat.
Në takimet tjera të zhvilluara në të njëjtin orar, u regjistruan këto rezultate:
Dukagjini 0-0 Llapi
Ulpiana 0-0 Feronikeli /Shqip.com
