Kamomil i ngrohtë me mjaltë, kura ideale e gjumit të qetë

Vlerat qetësuese të kamomilit janë të pranuara gjerësisht.
Ai qetëson nervat dhe muskujt e fytit dhe ju ndihmon të flini më mirë.
Çaji i kamomilit dhe vajrat që kanë si përbërës këtë bimë përdoren gjerësisht për vetitë e tyre qetësuese.
Studime paraprake tregojnë se thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Kamomili përmban elementë anti-inflamator, të cilat mund të shpjegojnë këtë efekt pozitiv.

Kundër stresit
Konsumoni kamomil për të ulur nivelin e stresit. Kamomili përmban apigenin, një përbërës që ka efekte që luftojnë ankthin.
Një studim zbuloi se pacientët që përjetonin shpesh herë ankth treguan përmirësime nga marrja e çajit të kamomil.
Për sistem imunitar të fortë
Studiuesit mendojnë se kjo është arsyeja se pse konsumi i rregullt i kamomilit lufton ftohjet.
Kamomili ndër të tjera përdoret edhe për kurimin e dhimbjeve të stomakut.
/Shqip.com