Kalon raporti vjetori i ZRrE-së për vitin 2021
Publikuar:
(22.03.2023 16:13:49)

Në seancën e sotme ku po shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara kaloi me 61 vota për Raporti vjetor i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021.
Jeta Statovci, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se kërkesa e përgjithshme për energji elektrike në vitin 2021 është rritur për 11 % krahasuar me vitin paraprak.
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, u shpreh se për këtë raport të ZRrE-së për vitin 2021 kanë vërejtjet e tyre, raporton KP.
Ndërsa, nga AAK thonë se me çdo kusht do ta kundërshtojnë paralajmërimin e ZRrE-së për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike.
/Shqip.com