Kulturë

Kalaja e Prizrenit së shpejti do bëhet me teleferik

Kalaja e Prizrenit

Vizitat në Kalanë më të njohur të Prizrenit, qytetarët dhe turistët së shpejti mund t’i realizojnë edhe me teleferik.

Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Prizrenit, në një postim në rrjetin social Facebook.

“Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Sëiss-Contact, përfaqësuar nga Fisnik Reçica, nënshkruan sot marrëveshje tri palëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Pamje nga Kalaja e Prizrenit

Po ashtu, sipas njoftimit, ky projekt pritet të ndikoj në turizëm, rrjedhimisht, në zhvillimin ekonomik të Komunës së Prizrenit, në kuadër të zhvillimit të produkteve turistike si një ndër atraksionet kyçe të Komunës.

Kalaja e Prizrenit, është ndër vendet më të vizituara në Kosovë.

/Shqip.com