Kalaja e Prizrenit bëhet me teleferik
Publikuar:
(10.01.2023 09:34:24)

Kalaja e Prizrenit do të bëhet me teleferik.
Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
“Sot, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, nënshkruam marrëveshje trepalëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit”, ka shkruar Totaj.
/Shqip.com