Kadrijaj: Falë mërgimtarëve e more pozitën, tash fillove t’i ofendosh
Publikuar:
(04.09.2022 14:25:51)

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Kurti për mërgimtarët.
Kurti duke kritikuar SBASHK-un, të shtunën tha se “kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani”.
Kadrijaj ka thënë se është shumë i ulët dhe i pandershëm epiteti analfabet për mërgimtaret.
“Pasi i mashtrove deri në përulje tash fillove me i ofendu me epitete qe ata kurrë se kanë meritu. Aq më tepër nga ti, që falë tyre je këtu në këtë pozitë.”, shkruan në postimin e saj në Facebook
Deputetja shtoi se liria dhe shteti ynë e kanë emëruesin e përbashkët e ai emërues është populli ynë kudo që jeton dhe vepron./Shqip.com