Kaderi: Nuk e arrita finalen, por e kam fituar Lumbardhin
Publikuar:
(28.01.2024 19:39:12)
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicaj, ka folur për gjithë rrugëtimin në këtë reality shou pas daljes nga shtëpia.
Bukuroshja nga Prizreni e ka përshkruar si një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe është shprehur se edhe pse nuk e ka arritur finalen, ajo ka fituar një çmim të madh, Lumbardhin.
“Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme, është diçka që nuk do ta harrojë asnjëherë”, u shpreh ajo.
Zeshkania shtoi: “Edhe pse nuk e arrita finalen, e kam fituar një çmim që nuk paguhet me asgjë, Lumbardhin”.
Kaderi bashkë me Vesën, kanë hyrë në shtëpi, në të cilën do të qëndrojnë 24 orë.
/Shqip.com