Lajme

‘’Kabineti për Qeverisje të Mirë’’ i PDK-së do ti ketë 15 departamente dhe 5 prioritete thelbësore

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar “Kabineti për Qeverisje të Mirë”

Kjo është bërë e ditur përmes një video-mesazhi nga ana e Krasniqit.

Gjatë prezantimit Krasniqi është shprehur se nga sot po vazhdohet me një frymë të re  dhe me shikim nga e ardhmja.

‘’Ne po vazhdojmë në një rrugëtim të ri dhe tejet të rëndësishëm për vendin dhe qytetarët’’ ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit ky është një rrugëtim i shpresës dhe perspektivës.

Ajo ka shtuar se pushteti jo vetëm që nuk ka mbushur premtimet elektorale por e ka ngulfatur perspektivën zhvillimore të vendit.

‘’Kjo qeveri e ka humbur çdo momentum të mundshëm për të bërë diçka të mirë e të domethënëse për Kosovën’’ është shprehur Krasniqi.

Kabineti për Qeverisje të Mirë do ti ketë 15 Departamente dhe 5 prioritete thelbësore. Ekonomi Transformuese, Digjitale dhe e Gjelbër; Rend Publik dhe Siguri Qytetare; Kulturë, Kapitali Njerëzor Konkurrues; Shëndetësi Cilësore, si dhe Diplomacia Aktive dhe Bashkëpunim ndër shqiptar.

Krasniqi tha se këto departamente do të udhëhiqen nga Koordinatorët përkatës dhe do të përfshijnë profile njerëzish kompetentë, me përgatitje akademike e përvojë politike e menaxheriale, të gatshëm e me vullnet që të ofrojnë dijen dhe angazhimin e tyre në dobi qytetarëve.

Në ditët e ardhshme, unë do të prezantojë këto ekipe, që do përbëhen jo vetëm nga personalitete e zyrtarë nga radhët e PDK-së, por edhe nga ekspertë e kuadro që po bashkohen me ne në këtë projekt të përbashkët ka shtuar me tutje Krasniqi./Shqip.com