Rozë

“Ka tentuar të më…”, Luana zbulon rastet e frikshme të përndjekjes që i kanë shkaktuar traumë në jetën e saj

Luana Vjollca

Luana Vjollca ditë më parë ka zbuluar pjesën e parë të pjesën e parë të projektit “Thuaje”.

Atu ka treguar për bullizmin që ka marrë ajo për vite më radhë.

Ndërsa mbrëmë në pjesën e dytë ajo ka zbuluar histori që kanë lënë gjurmë në jetën e saj të cilat kanë shkaktuar traumë.

Ajo ka treguar rastet e përndjekjes nga ata që ajo nuk deshi t’i quante fansa, duke zbuluar se ka qenë e përndjekur nga pesë persona.

E emocionuar dhe me fjalë që i dilnin nga shpirti ajo zbuloi njërin nga rastet më të vështira kur personi tentoi ta kapte me dhunë por arriti të shpëtojë.

Që nga ajo kohë ajo tha se nuk ka lëvizur asnjëherë pa mbrojtje pasi kjo ngjarje i ka shkaktuar frikë dhe traumë të madhe.

Mes tjerash ajo zbuloi që kjo frikë e ka lënë me ditë në shtrat e me lot, por është zgjuar për të vazhduar tutje.

Ajo kishte edhe mesazhe për femra duke i kërkuar të ngritën dhe të jenë shumë të forta përballë sfidave./SHQIP.com