Sport Ndërkombëtar

Ka luajtur me Spanjën, por Brahim Diaz mund t’i bashkohet Marokut për Kupën e Botës

MILAN, ITALY - AUGUST 13: Brahim Diaz of AC Milan celebrates his goal during the Serie A match between AC MIlan and Udinese Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on August 13, 2022 in Milan, . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Brahim Diaz mund të marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar me Marokun.

Dëmtimi i rëndë që mori në gjurin e majtë mesfushori i Marseille, Amine Harit, e detyroi Walid Regragui të gjente një zëvendësues.

Sipas mediave vendase, në listën e kandidatëve për t’u bashkuar me këtë ekip është edhe futbollisti i Milanit, i cili ka pasaportë marokene falë origjinës së babait të tij.

Edhe pse Brahim Diaz ka luajtur tashmë për kombëtaren spanjolle, ai ende mund të thirret nga Maroku.

Megjithatë pritet që në orët në vazhdim të mësohet emri që trajneri i Marokut do të thërrasë në vend të Harit.

/Shqip.com