Ka filluar takimi i Osmanit me delegacionin e zyrtarëve dhe biznesmenëve amerikanë
Publikuar:
(03.03.2023 13:38:44)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit.
Në këtë takim i pranishëm ishte dhe ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për media.
Pas këtij takimi, ky delegacion do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në orën 15:00.
/Shqip.com