Ka dashuri edhe pas të 50-ave, Suzana dhe Besniku fotografohen duke u puthur në Maldive
Publikuar:
(21.12.2021 11:57:44)

Ish- moderatorja, Suzana Mushkolaj është martuar javë më parë me avokatin, Besnik Nikqi në një ceremoni private të organizuar në bjeshkët e Rugovës.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Suzana në një postim në Facebook, ku ka treguar që i ka thënë po Besnikut.
Pas ceremonisë së vogël ku prezent ishte edhe djali i saj, Albani, çifti janë duke i shijuar pushimet në ishullin luksoz, Maldives.

Nëna e Argjentinës që ka 52 vite jetë, vazhdon të tregojë linjat e saj trupore në bikine duke sjellë fotografi nga atje.
Ajo po ashtu ka postuar edhe disa fotografi tjera së bashku me Besnikun ku shihen duke shkëmbyer puthje.
Kjo është dëshmia e mirë së dashuria ekziston edhe mbas viteve të 50-ta./SHQIP.com
