Sport Ndërkombëtar

Juventusi shënon fitoren e parë sezonale në Serie A

Juventus

“Vuajtjeve” të Juventusit në Serie A i ka ardhur fundi sonte.

Skuadra nga Torino ka shënuar fitoren e parë sezonale në futbollin elitar në Itali, shkruan Shqip.com.

Të udhëhequr nga Massimiliano Allegri ata kanë mposhtur Spezian në udhëtim me rezultat 2-3.

Golin  e parë në këtë takim e shënoi Moise Kean në minutën e 28-të, pasi u asistua nga Adrien Rabiot, ndërsa vendasit barazuan pesë minuta më pas me Antiste.

Në pjesën e dytë, ishin vendasit që shënuan të parët me anë të Maiggiore, por kjo ishte e gjitha se çka bënë në këtë ndeshje.

Në anën tjetër, Juventusi shënoi edhe dy herë, fillimisht me Chiessan, e pastaj me De Ligt dhe kështu arkëtuan pikët e plota.

Përkundër kësaj fitore, “zonja e vjetër” gjendet larg prej kreut të tabelës pasi pozicionohet në vendin e 12-të me pesë pikë pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.

Në gjiron e ardhshme, Juve luan në “shtëpi” ndaj Sampdorias./Shqip.com

https://twitter.com/ifast222/status/1440738893310009345?s=20
Goli i fitores i shënuar nga De Ligt