Sport Ndërkombëtar

Juventusi po mposhtet në Londër

Chelsea po fiton ndaj Juventusit

Chelsea është duke triumfuar ndaj Juventusit me rezultat minimal 1-0, pas 45 minutave lojë.

Në një ndeshje tejet ritmike, londinezët po duket që janë më të “uritur” për fitore, shkruan Shqip.com.

Kur po zhvillohej minuta e 25-të, ishte qendërmbrojtësi, Chalobah që e dërgoi opin në rrjteë.

Kurse, asistues ishte Antonio Rudiger.

Goli i shënuar nga Chelsea

Një lajm i keq për skuadrën e udhëhequr nga Thomas Tuchel ishte lëndimi i N’golo Kantes.

Mesfushori francez e lëshoi fushën e gjelbër në minutën e 37-të, kurse në vend të tij u inkuadrua Ruben Loftus-Cheek.

Përkundër rezultatit, “Zonja e vjetër” ka 12 pikë dhe është lidere e Grupit H, kurse londinezët janë në vendin e dytë, me pikë të njëjta, por me golaverazh më të dobët.

Në ndeshjet tjera janë shënuar këto rezultate, pas 45 minutave lojë:

Barcelona 0-0 Benfica

Llille 1-0 Salzburg

Sevilla 1-0 Woflsburg

Malmoe FF 1-0 Zenit St. Petersburg /Shqip.com