Juventusi ndalet nga Salernitana

Juventusi nuk po këndellet asesi.
“Zonja e Vjetër” ka barazuar Salernitana – me rezultat 2-2.
Golin e parë në këtë takim e realizoi – Antonio Candreva – kur po zhvillohej minuta e 18-të.
Teksa, për 0-2 u përkujdes Krzysztof Piatek – në minutat shtesë të pjesës së parë.
Në anën tjetër – për vendasit golin e parë e realizoi – Gleison Bremer në minutën e 51-të.
Teksa, për barazim u përkujdes Leanardo Bonucci.
Qendërmbrojtësi italian dështoi nga pika e bardhë, ama shënoi nga tentimi i dytë.
Bardhezinjtë e mbyllën takimin me dy futbollistë më pak në fushën e gjelbër – pasi Milik dhe Cuadrado u ndëshkuan me kartona të kuq.
Pas këtij barazimi, Juve gjendet në vendin e tetë me dhjetë pikë.
Teksa, Salernitana gjendet në pozitën e dhjetë – me vetëm gjashtë pikë në total.
Lider në Serie A – mbetet Napoli me 14-të pikë të grumbullura – njëjtë sa kanë Milani dhe Atalanta në pozitat dy dhe tre./Shqip.com