Sport Ndërkombëtar

Juventusi ndalet nga Fiorentina

Juventusi dhe Milani ndahen baraz

Juventusi është ndalur – në udhëtim te Fiorentina.

“Zonja e vjetër” nuk ka arritur të regjistrojë më shumë se një barazim 1-1 në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.

Bardhezinjtë e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi pas nëntë minutave lojë – me anë të .

Por, ky gëzim zgjati vetëm 20 minuta,

Christian Kouame e tundi rrjetën për 1-1 dhe festa shpërtheu në taborin vendas.

Madje, “Viola” e pati mundësinë edhe ta shënojë golin e dytë, ama Luka Jovic gaboi nga pika e bardhë.

Pas këtij barazimi, Juve gjendet në pozitën e pestë në tabelë – me nëntë pikë të grumbulluara.

Ndërsa, Fiorentina pozicionohet në vendin e dhjetë – me vetëm gjashtë pikë.