Sport Ndërkombëtar

Juventus para Arsenalit në garë për Manuel Locatellin

Gjysëmfinalja e EURO 2020: Spanjë - Itali

Juventus dëshiron ta blejë me çdo kusht Manuel Locatellin, derisa edhe vetë lojtarin dëshiron transferimin në Torino, transmeton Shqip.com.

Nga ana tjetër, edhe Arsenal është në kontakt për mesfushorin, por ende nuk ka negociata të avancuara sepse lojtari dëshiron transferimin te Juve.

Bianconerët kanë marrë përgjigje pozitive për kërkesën e tyre mbi Locatellin, derisa në takim mes dy palëve pritet të bëhen të ditura të gjitha detajet e negociatave.

Raportohet se Sassuolo janë të hapur për të përfshirë në marrëveshje edhe Radu Dragusin, mbrojtësin i cili mund të jetë i dobishëm për Sassuolon pas largimit të Marlon drejt Shakhtar Donetsk.

Locatelli ka zhvilluar paraqitje fantastike me Italinë në EURO 2020, deri kanë siguruar edhe finalen ku do të përballen me Anglinë./Shqip.com