Sport Ndërkombëtar

Juventus i rikthehet video-lojës FIFA

eFootball dhe FIFA

Piemonte Calcio ka ‘vdekur’ pasi ‘bianconneri’ nuk do jetë më pjesë e eFootball.

Një lajm i mirë për të gjithë tifozët e “Zonjës së Vjetër” dhe atyre të video-lojës ‘FIFA’.

Marrëveshja ekskluzive e Juventusit me serinë eFootball të Konamit ka përfunduar.

Kështu, duke hapur derën për gjigantët e Serisë A që të kthehen në ekskluzivitetin e video-lojës FIFA, e cila së shpejti do të riemërtohet si EA Sports FC.

Përderisa emri dhe marka e Juventusit nuk ka qenë në lojërat e EA Sports, lojtarët e klubit kanë qenë të disponueshëm në ekskluzivitetin e FIFA-s.

Njoftimi hap derën për FIFA 23, i fundit i serisë me atë titull pasi që marka do të kalojë në EA Sports FC në 2023.

EA Sports vazhdon të mbajë një numër të madh licencash zyrtare, me mbi 700 ekipe në të gjithë botën të përfshira në lojë.

Teksa, klubet tjera të elitës së futbollit italian si Lazio, Roma, Napoli dhe Atalanta do të mbeten me eFootball. /Shqip.com