Julian Alvarez drejt gjigantit të La Ligës

Barcelona raportohet se është hedhur në sulm për yllin e Mancheser Cityt, Julian Alvarez.
Sipas medieve britanike, kampioni i botës me Argjentinën, mund të bëhet pjesë e La Ligës.
Organika e Manchester City është nga më të kompletuarat në Evropë teksa trajneri Pep Guardiola ka luksin të ulë në stol emra prestigjiozë, teksa në mesin e tyre gjendet edhe Alvarez. Kjo situatë te “The Citizens” duket se po e mërzit argjentinasin që pretendon më shumë besim nga trajneri Guardiola, derisa thuhet se në këtë situatë mund të përfitojë Barcelona.
Alvarez është dëshira e kamotshme e Barcelonës, e cila synon të sjellë argjentinasin në ‘Camp Nou’ në formë huazimi.
Tashmë mund të jetë momenti i duhur për palët që të bashkohen teksa Barcelona nga ana tjetër është në kërkim të një zëvendësuesi për Robert Lewandowskin duke parë moshën e polakut.
/Shqip.com