Rozë

Juli tregon se si ish i dashuri ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj: Më ka rreh me boksa

Në një bashkëbisedim me Edonin, Juliana ka treguar se si ish i dashuri i saj ka abuzuar fizikisht me të.

Konkurrentja tregon sakrificën e saj që e kishte bërë për hirë të dashurisë 2-vjeçar e cila zgjati shumë pak pasi ajo u zhvendos nga Finlanda në Londër.

“Kur kishim debate ja nisa me pas frikë, i goditke muret madje një ditë e gjeta vetën duke u mbrojtë prej tij sepse me godiste me boksa. I gjithë trupi im ishte shënja deri sa kam kërku ndihmë prej shokut të tij sepse ai e ndantë shtëpinë me shok”, tha Juliana.

Krahas kësaj, ajo vazhdon rrëfimin duke treguar se sa abuziv ishte ai me të.

“Ai nuk ndalonte fare deri sa e ka mërr dhe e ka larguar shoku i tij nga unë. Edhe pasi e ka larguar ai i godiste muret. Ma mori telefonin, në të kisha kartelën e bankës. Dola nga shtëpia e tij në një të natës dhe nuk dija nga t’ia mbaja për shkak se nuk kisha as telefon dhe as para”.

Konkurrentja thotë se kjo është arsyeja që nuk ka krijuar lidhje tash e një kohë të gjatë.

/Shqip.com