Sport Ndërkombëtar

Jovic i thotë lamtumir “Santiago Bernabeut”, fillon sfidën e re në Serie A

Fiorentina ka kompletuar nënshkrimin e shumëpritur të Luka Jovic nga Real Madrid.

Serbi ka luftuar për t’u përshtatur me jetën në kryeqytetin spanjoll, pas mbërritjes në vitin 2019 dhe kaloi një periudhë huazimi në ish-klubin Eintracht Frankfurt vitin e kaluar.

Por, ai tani është larguar në mënyrë të përhershme, duke iu bashkuar Violës me një marrëveshje dyvjeçare, e cila thuhet se përfshin opsionin për dy sezone të tjera.

Fiorentina nuk do të paguajë asnjë tarifë për lojtarin, sipas Sky Sport Italia, i cili raporton se në vend të kësaj, Real Madrid mban një klauzolë shitjeje prej 50% në sulmuesin.

Në total gjatë kohës së tij me kampionët e Evropës, Jovic bëri 51 paraqitje në të gjitha garat, por shënoi vetëm tre gola./Shqip.com