Jonathan Majors akuzohet për dhunë fizike ndaj një gruaje
Publikuar:
(26.03.2023 23:15:40)

Jonathan Majors është arrestuar mbi akuzat për sulm dhe ngacmim që përfshin një grua në një apartament në New York.
Sipas një deklarate të policisë, aktori ishte përfshirë në një “zënkë në familje” me një grua 30-vjeçare.
Gruaja i tha policisë se ajo ishte sulmuar dhe u dërgua në spital me lëndime të lehta në kokë dhe qafë.
Majors së fundmi luajti si Kang në Ant-Man and the Wasp: Quantmania së Marvel -it së bashku me Paul Rudd dhe thuhet se do të shfaqet në sezonin e dytë të ardhshëm të Loki përballë Tom Hiddleston.
Në fillim të këtij viti, ai luajti gjithashtu në Creed III me Michael B Jordan dhe Tessa Thompson.
/Shqip.com