Jon Ramadani nga Kosova dhe Berek Iskender nga Bullgaria, më të mirët e turneut “Pavarësia” në mundje
Publikuar:
(16.02.2023 18:39:45)

Për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Federata e Mundjes e Kosovës, në Han të Elezit ka organizuar turneun ndërkombëtar “Pavarësia ”, shkruan Shqip.com.
Pjesëmarrës në këtë turne ishin 80 mundës dhe mundëse nga Kosova, Bullgaria, Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut.
Këtë manifestim e madhështoi prezenca e kryetarit te Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi si dhe e kryetarit të Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi.
Mundësi me i mire i turneut u shpall Jon Ramadani i Kosovës, ndërsa mundësi me i mirë nga jashtë u shpall Berek Iskender nga Bullgaria.


/Shqip.com