“Joker 2” zbulon pamjet e reja
Publikuar:
(15.02.2023 08:58:26)

Vazhdimi i filmit të njohur “Joker”, po vazhdon të mbajë kureshtarë filmdashësit.
Së fundmi, regjisori Todd Phillips ka ndarë një pamje të re të “Joker: Folie à Deux”, duke postuar një fotografi ku shfaqet Lady Gaga.
“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit”, thuhet në mbishkrimin e Phillips në Instagram.
Gaga thuhet se po luan një version të personazhit të DC Comics, Harley Quinn.
Gaga konfirmoi përfshirjen e saj në “Joker” gushtin e kaluar. Filmi është cilësuar si muzikal.
“Joker: Folie à Deux” shfaqet në kinema më 9 tetor 2024 – pesë vjet pas publikimit të filmit të parë.
/Shqip.com