Johnson: Putini tashmë ka dështuar

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson thotë se presidenti i Rusisë Vladimir Putin tashmë ka dështuar.
Johnson, tha se presidenti rus nuk e kuptoi se me çfarë do të ndeshej kur të dërgonte trupat e tij në Ukrainë si dhe forcën e rezistencës së tyre, shkruan BBC.
Ai akuzoi Putinin për kryerjen e një sërë krimesh lufte në një nivel që nuk ka ndodhur që në Evropë “që nga Rajhu i Tretë, jo që nga Lufta e Dytë Botërore.”
Johnson tha se Britania e Madhe dëshiron të bëjë më shumë dhe ndjen “agoninë e ukrainasve”.
“Putin duhet të kuptojë se ai nuk mund të ketë sukses tani,” thotë ai.
“Ai nuk do të jetë në gjendje të shtypë dhe pushtojë Ukrainën, sepse ata kanë treguar në thelb se kanë një shpirt të paepur. Pra… ai duhet të tërhiqet. Ai duhet ta mbyllë këtë gjë. Ai duhet të marrë mbrapsht të tijën. tanket dhe armaturën e tij.”
“Dhe duhet të ketë si një zgjidhje që respekton vullnetin e popullit ukrainas. Dhe kjo është ajo që Britania e Madhe do të mbështesë.”
Britania e Madhe ditë më parë ka vendosur sanksione ndaj Rusisë në të cilat përfshihen ndalimi i eksporteve dhe tarifat.